E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ekstremistët dalin para Gjykatës, Julian Cumraku dhe Erzen Uka nën akuzë për katër vepra penale

Këtë të enjte dalin para gjykatës Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar pak ditë më parë në Orosh të Pukës pas një operacioni që zgjati 12 orë me ndërhyrjen edhe të forcave RENEA.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se të dy janë të indoktrinuar me prirje ekstremiste, ndërkohë që në banesën ku ata fshiheshin u gjetën armë dhe një flamur i ISIS.

Reklamë

Uka dhe Cumraku kanë refuzuar të japin dëshmi në polici për të sqaruar lidhjet që mund të kenë me grupet terroriste jashtë vendit, dhe se ku i kanë gjetur armët, ndaj, hetuesit kanë bindje se ata  janë ndihmuar nga persona të tjerë.

Banorët e zonës kanë folur edhe për një person të tretë pasi të dy ata janë parë shpesh herë në shoqërinë e një personi me flokë të gjata.

Reklamë

Julian Cumraku dhe Erzen Uka kishin dy muaj që ishin shpërngulur në Orosh të Pukës, pikërisht në banesën ku u izoluan për më shumë se 12 orë. Më heret të dy ata kanë jetuar me qira në një dhomë në afërsi të Kamzës.

Ndaj Erzen Uka, ish-komando i dënuar më pare për nxitje të terrorizmit si dhe Julian Cumraku gjithashtu i dënuar më përpara, rëndojnë 4 akuza “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë