Është ekstraduar nga Gjermani në Shqipëri autori i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt, ngjarje e ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë në vitin 2022.
Ishte Interpol Tirana i ka kërkuar autoriteteve gjermane ekstradimin e Vladimir Kolës, i njohur ndryshe edhe me emrin Valmir në mënyrë që 42-vjeçari të përballet me drejtësinë dhe akuzat e ngritura ndaj tij.
Ai u arrestua në prill të vitit 2024 gjatë operacionit “Versus”, pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe asaj gjermane.
Ishte gjykata e Tiranës që kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” që në nëntor 2022. Ai akuzohet se më 30 tetor 2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka ekzekutuar me armë zjarri Briken Sanajn.
Sipas hetimeve të policisë, katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin ku u vra Sanaj. Hetimet treguan se dy atentatorët u futën në rezidencë duke çarë rrethimin e jashtëm. Shënjestrën e qëlluan nga një distancë e afërt, duke u fshehur pas një peme.
Më pas ata u larguan me ndihmën e një personi të tretë me një mjet, të cilin më pas e dogjën. Ndërsa personi i katërt kishte si rol të vëzhgonte zonën.
Briken Sanaj dyshohet se u vra për një plagosje që kishte ndodhur mes dy familjeve përpara 10 viteve. Në atë kohë, Renato Sanaj, vëllai i Brikenin, plagosi Gentian Kolën, vëllain e autorit të dyshuar.
“Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me Interpol Ëiesbaden, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, shtetasi:
V.K. alias V. K., 42 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.11.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ky shtetas dyshohet se më datë 30.10.2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S.”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv





