Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia dy shtetas të kërkuar nga drejtësia shqiptare/

Nga Gjermania u ekstradua Ilir Demolli, 54 vjeç.

 

Ai është arrestuar nga autoritetet policore në Mynih, më datë 05.03.2019, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Në vitin 2012, Ilir Demolli, i kishte marrë me anë të mashtrimit shtetases F.SH., një shumë prej 230 000 eurosh, duke ju prezantuar si drejtor i një banke private.

 

Nga kjo shumë, ky shtetas i ka kthyer të dëmtuarës vetëm shumën 25 000 euro.

 

Ndërkohe nga Italia u ekstradua  shtetasi shqiptar M. H., 27 vjeç.

 

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.

 

Shtetasi M. H. ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion, në Itali, në periudhën 2012-2013, një shtetase, e cila në atë kohë ishte minorene.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *