Një 40-vjeçar i dënuar për vrasje me dashje, u ekstradua këtë të shtunë nga Belgjika në Tiranë. Levent Bregu, ishte dënuar nga Gjykata e Beratit me 17 vite burg për vrasjen e një gruaje të ndodhur në mars të 1997. Në atë ngjarje, Bregu ka plagosur edhe një person tjetër. Për krimin e kryer, 40-vjeçari ishte ndihmuar edhe nga xhaxhai i tij. Levent Bregu rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga tetori i 2014, pasi Gjykata e Beratit kishte dhënë vendimin për prangosjen e tij. Ai prej kohësh kishte mundur t’i fshihej autoriteteve duke qëndruar ne Belgjike. Sipas Interpol Tiranes, Bregu kishte ndryshuar edhe emrin, duke u pajisur me letra qëndrimi të falsifikuara.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *