Subscribe

Kostumi i pluhurosur i Nënë Terezës prej vitesh në arkiva ekspozohet për herë të parë në ditën e lumnimit të saj. Mendohet që humanistja shqiptare e ka veshur në moshën 13 vjeçare, njëlloj si ne foto që është dokumenti i vetëm që vërteton se kostumi prej vitesh ka qenë në familjen e Shën Terezës. Kostumi mbart një histori të gjatë sekretesh ndër dyert e arkivave, një histori që Afërdita Onuzi e zbulon për publikun së bashku me detaje të tjera. Përtej faktit që ky kostum është veshur nga Nënë Tereza, ai ka edhe një vlerë të veçantë për atë që përcjell në kulturën e veshjeve të atyre kohëve. Kostumi dhe sende të tjera të Shën Terezës ekspozohen vetem per nje dite në Muzeun Historik Kombëtar dhe për Afërdita Onuzin do të jetë i vështirë ekspozimi sërish nëse nuk merren më pas masa sigurie, çka sipas saj mungojnë për ekspozimin e të tilla vlerave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *