Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke,...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të...

Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”,...

Ekspozitë solidariteti në Galerinë e Artit, Veliaj: “Kemi nevojë të promovojmë të rinjtë, si shembuj të së mirës”

20 Korrik 15:48

Në Galerinë e Artit të Tiranës u çel ekspozita e artistit të ri Dario Toska, një ekspozitë solidariteti, me kurator artistin dhe piktorin e mirënjohur, Helidon Haliti.

 

Të ardhurat e mbledhura nga shitja e veprave të ekspozuara do të dhurohen në ndihmë të Shtëpisë Rosalba në Gjadër, Lezhë, e cila ndihmon rreth 500 familje në nevojë nga e gjithë Shqipëria.

 

Në përurimin e kësaj ekspozite të veçantë, në hapësirën e artit në Tiranë, mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai vlerësoi artistin e ri për idenë e bukur dhe tha se ka edhe plot të rinj të tjerë, artistë, që kontribuojnë për njerëzit në nevojë, por duhen promovuar.

 

“Na duhet që artistët e rinj si Dario t’i gjejmë edhe t’i promovojmë. Në qoftë se të gjithë ju këtu bëheni pjesë e këtij pakti që po propozoj – atë të promovimit të së mirës, të bukurës, të estetikës, të shijes – atëherë është vetëm çështje kohe, që në lajme do të dëgjojmë më shumë për Dariot dhe më pak për banalitetet e atyre që ende sherrosen. Duhet t’i largohemi banalitetit dhe ky është ilaçi që i duhet shoqërisë sonë”, tha Veliaj.

 

Artisti dhe piktori Helidon Haliti tha:

 

 

“Kur u përurua kjo galeri më kujtohet kur kryetari tha se kjo sallë do të zbulojë talente. Është qëllimi i saj, t’i japim patjetër vend të rinjve. Unë e pata shumë të lehtë ta pranoja ftesën e Darios, me të cilin kemi bërë bisedime që kur ai ishte i vogël, prandaj e përgëzoj jashtëzakonisht shumë. I falenderoj të zotët e shtëpisë, që kanë krijuar një fole vërtet kaq të ngrohtë, po e shikoni se ka fluks kërkesash dhe për këtë më vjen jashtëzakonisht mirë. Është viti i rinisë për Tiranën dhe jam i bindur se përveç atyre një mijë e disa aktiviteteve që janë bërë deri tani, pas kësaj do të vijnë edhe më shumë”.

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 22 korrik në Galerinë e Artit të Tiranës.

Posted Under:
Kryesoret Kulture Vendi
Tagged:
Ekspozitë Helidon Haliti Tirane Veliaj

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja intensive për shuarjen e plotë të vatrave

më shumë...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër

më shumë...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të investoj në Shqipëri

më shumë...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”, Rama nga Abu Dhabi: Në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe në kohë tensioni

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

8:52

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet...

8:33

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo...

8:25

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të...

8:19

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka:...

8:08

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më...

7:35

Të shtëna me armë në SHBA, vriten...

7:11

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe...

6:46

“Vendet e Gjirit do të dalin më...

6:35

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund...

6:09

Media: Irani nuk do të shkojë në...

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

Më të klikuarat

  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat ̶...
  • Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin e Oman...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.