Subscribe

Edhe pse shoqëria ka ndryshuar ndaj qasjeve te pranimit te grave dhe vajzave ne pozicione drejtuese, dhe vendimmarrëse lufta per forcimin e rolit te tyre vijon. Kete mesazh synon te përcjelle edhe ekspozita “Feminiteti”, e çelur ne Muzeun historik.

 

 Kjo ekspozite po vjen ne nje kohe siç e mendoj une dhe ekipi qe po punoj, se shoqëria dhe media sociale po krijojnë nje definicion tjetër te femrës dhe se cfare feminiteti është.

 

Mendoj se shoqëria përpiqet ndonjëherë te na beje ne, femrave, te mendojmë se jemi te brishta dhe shume pune t’ia besojmë meshkujve, por ne fakt ne eksperiencën time di shume femra artiste dhe shkrimtaret e suksesshme, qe luftojnë çdo dite per te gjetur vendin e tyre ne shoqëri. Dhe ne kete duam te themi per te gjithë njerëzit dhe te percojme mesazhin qe ka vend per barazi.

 

Por kjo ekspozite, prezantohet per here te pare ne Shqipëri, e mund te udhëtoje dhe ne shume vende te tjera.

 

Pike se pari kjo është hera e pare qe kjo ekspozite po prezantohet, dhe ndoshta keto fotografi do ti çoje dhe ne vende te tjera. Zgjodhëm Shqipërinë, sepse organizata jofitimprurëse qe une po punoj po bashkëpunon edhe me Shqipërinë, per te luftuar per barazinë e femrës ne shoqëri. Vendosem te shfrytëzonim mundësinë e hapësirës qe na ofroi Drejtori i Muzeut, por gjithashtu ta sillnim ekspozitën e ne vendin qe bashkëpunojmë, qe dhe publiku te njihet me artin Italian.

 

Ekspozita do te qëndroje e hapur per publikun deri ne datën 5 Tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *