Mbrëmjen e së premtes është çelur ekspozita “Rrënjët”e piktorit të mirënjohur vlonjat Agim Sulaj, në hollin e teatrit”Petro Marko”.
Sulaj që tashmë është pjesë e panteonit të artistëve të famshëm, veçoi një nga punët e tij “Valixhen e emigrantit” që sipas tij është sinjifikative veçanërisht për Vlorën.
Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin njerëz të artit dhe kulturës, të cilët vlerësuan punën e tij.
“Mjeshtër të artit pamor, i cili ka përfaqësuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare ndërsa ka marrë trofe të shumta”, tha piktori Nestor Jonuzi.
Artisti i mirënjohur Agim Sulaj është rikthyer për të 9-tin vit me ekspozitën “Rrënjët”, një metaforë për lidhjen e tij me atdheun, edhe pse punon e jeton në Europë.
Peneli i tij ka kaluar kufijtë kombëtarë dhe është bërë pjesë e panteonit të artistëve me famë botërore. Fitues i 270 çmimeve ndërkombëtare, ai ka vendosur një rekord të papërsëritshëm në artin shqiptar, duke ekspozuar edhe në Kinë, ku është nderuar me çmime prestigjioze./vizionplus.tv





