Subscribe

Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për atentatin me eksploziv ndaj kreut të demokratëve në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

 

Berisha e lidhi këtë ngjarje me fushatën zgjedhore, duke akuzuar qeverinë se pasi përdori çdo mjet kundër demokratëve në këtë bashki, vuri në zbatim edhe skenarin ekstrem të përdorimit të tritolit.

 

SALI BERISHA

“Me këtë akt terrorist Edi Rama inaguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Kjo përbën një krim të shëmtuar. Përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve, kur një drejtues kryesor i një dege të PD sulmohet, apo ndaj tij organizhohet një atentat për likujdimin e tij.”

 

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka cilësuar atentatin ndaj Benard Ndrecës si akt terrorist, që ka lidhje me garën elektorale për bashkinë e Vaut të Dejës.

 

I vetmi nga krerët e shtetit që ka reaguar për këtë ngjarje, ka qenë presidenti i republikës, Bajram Begaj. Ai dënoi aktet e dhunës ndaj çdo individi dhe ndaj aktivistëve politikë të çdo krahu, duke nxitur institucionet të gjejnë dhe vendosin para ligjit autorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *