E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Eksperti i sigurisë nxjerr shifrat: 1500 euro për të futur një celular në burg

Eksperti i sigurisë Get Metani ka deklaruar në studion e emisionit Quo Vadis në Vizion Plus se futja e celularëve në burgje është kthyer në një skemë korrupsioni të mirëorganizuar.

Sipas Metanit, për të futur një telefon në burg, pagesa mund të arrijë deri në 1500 euro.

Ai theksoi se ekzistojnë shumë mënyra për të kaluar pajisjet e ndaluara në qelitë e të dënuarve, duke fajësuar për këtë situatë shërbimin e kontrollit të brendshëm në sistemin penitenciar.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Metani: Çedon sistemi, ka korrupsion. Deri 1500 euro shkon të futësh telefonin. Gjenden mënyra.

Borakaj: Ku i fusin?

Metani: Në elektroshtëpiake, kudo. Ka shërbim të kontrollit të brendshëm të burgje, jo funksional. Emërimet janë nga partitë. Siç dua të dal edhe tek drejtori, drejtorin e vendosin ministrat, vjen nga administrata. Ka drejtues që janë edhe kryetar të partive.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë