Subscribe

Eduard Gjokutaj ka komentuar situatën ekonomike në vendin tonë dhe vështirësitë që aktualisht po hasin fermerët.

Eksperti i ekonomisë në studion e Quo Vadis apeloi që qeveria të japë mbështetje më të madhe për fermerët, të cilët po humbasin konkurueshmërinë dhe të ndalojë orekset infrastrukturore.

Ekonomia jonë e cila u konsiderua rezistente në raport me vendet e rajonit, në vetvete ishte një ekonomi e cila mund të ketë përdorur sektorin e ndërtimit për të ruajtur statistikat. Eksportuesit nuk kanë më të paguajnë as sigurimet. Pasi mbaroi dhjami, nuk do investojnë më do humbin konkurrueshmërinë. Kemi edhe fqinjët që përfitojnë nga këto situata.

Të paktën të stopohen orekset infrastrukturore. Do bëhet një tunel në Qafë Thanë që është i pavend. Tuneli i Llogarasë është sa dyfishi që u harxhuan për lumin e Vlorës”, tha Gjokutaj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *