Subscribe

Vendimi i beftë për të kaluar mësimin në skenarin e dytë është pasuar nga një plan krejt i ri mësimdhënieje. Ndryshe nga ç’u paraqit në udhëzimin e fillimvitit shkollor, mësimi i kombinuar nuk do të realizohet një javë me presence fizike dhe java tjetër online, por çdo klasë do të bëjë gjysmën e ditëve në shkollë dhe pjesën tjetër në shtëpi. Kjo, me përjashtim të ciklit fillor dhe maturës.

 

I ftuar për të folur lidhur me këtë temë, eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, ka deklaruar se udhëzuesi në fjalë për skenarët se si do të zhvilloje mësimi u ndryshua brenda 24-orëve.

 

Ndriçim Mehmeti: Në 24 orë u ndryshua vendimi, sepse skenarët qw na u thane janë 3 skenarë të tjerë. Udhëzuesi ka ndryshuar, është bërë një dispozitë brenda 24-orëve.

 

Ky udhëzues thotë: Skenari i parë – Mësimi zhvillohet fizikisht

 

Skenari i dytë- Një javë në shkollë, një javë në kushtet e shtëpisë

 

Skenari i tretë është mbyllja totale. Ky ndryshim pastaj është i orëve të fundit dhe duhet sqaruar që ne kemi një incident, infektim te mësuesi, kaq të madh sa kemi marrë këtë masë.

 

ZamiraGjini: Mësim i kombinuar, kombinim midis mësimit në klasë dhe mësimit në shtëpi, dhe ndryshimi i skenarit të dytë, që është i kombinuar është që në udhëzuesin e muajit shtator, u copëzua duke patur parasysh edhe situatën e raportuar nga organet e shendetit, duke parë edhe modelet e disa vendeve, që nxënësit të mos qëndrojnë një javë në shtëpi larg. Ky skenar po aplikohet në muajin Dhjetor, kur nxënënsit do të mbyllin periudhën e parë, që do t’ju duhet atyre të dorëzojnë porotofolet e tyre për të bërë vlerësimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *