Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i drejtohet banesave

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra mbeten ende...

Berisha: Rama në pikën më të dobët, sondazhet e...

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes për klubin...

Hidhet shorti i Champions League/ Bayern, Real, City, Barcelona...

Lamallari me Drejtuesit e Gjendjes Civile: Fokus të posaçëm...

U arrestua në Durrës ndërsa ndodhej në makinë me...

Makina del nga rruga në aksin në Thumanë-Borizanë, 62-vjeçari...

VIDEO/ Hidhet në erë makina e ushtarakut rus, ishte...

Mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve shqiptare, mësohet se nga janë...

Ekskluzive/ Gazetari libanez raporton për Vizion Plus dhe tregon tmerrin e shpërthimeve: Ja tre pistat ku po hetohet

6 Gusht 12:25

Një qytet i kthyer më së shumti në një gërmadhë gjigante, ku duket se apokalipsi ka ndodhur para kohe.

Kjo është pamja e një pjese të Libanit, i shkatërruar nga shpërthimi tronditës i të martës që la pas qindra viktima, mijëra të plagosur, miliarda dollar dëme e mbi 300 mijë njerëz të pastrehë.

Gazetari libanez Ahmad Laila raporton ekskluzivisht për Vizion Plus, nga vendi ku ndodhi eksplozioni apokaliptik në Bejrut, tmerrin e përjetuar dhe pasojat e kësaj ngjarjeje të pazakontë.

AHMAD LAILA

GAZETAR, BEJRUT

“Situata këtu në Bejrut është një katastrofë e vërtetë, gjithçka është shkatërruar, dëmi që mund të shihet gjithandej është shumë i madh, ndërtesat janë kthyer në gërmadha. Dhe çdo gjë nisi pikërisht në këtë vend, (e tregon me kamera), në portin e Bejrutit. Mund të shihet qartë se ndërtesat janë rrënuar tërësisht.Ditën e martë në orën 6 të pasdites ndodhi shpërthimi vdekjeprurës. Kur i jam afruar vendit të ngjarjes aq sa ishte e mundur, kam parë dy vatra të mëdha zjarri me një largësi rreth 500 metër nga njëra tjetra.E nëse flasim  për dëmin, të gjitha këto ndërtesa që mund të shihni nga pamjet janë të shkatërruara dhe kështu është panorama në të gjithë qytetin.

Nga shpërthimi pati edhe shumë të mbijetuar, që e tregojnë si një mrekulli faktin se I shpëtuan goditjes fatale. 

Në të gjithë këtë tronditje ka patur edhe shumë njerëz fatlumë. Dua t’ju tregoj se çfarë ka ndodhur në këtë ndërtesë. Kjo është godina e një prej gazetave më të mëdha në vend dhe zakonisht është e mbushur plot me njerëz por në kohën kur ndodhi ngjarja, fatmirësisht aty nuk gjendej asnjë punonjës.  I gjithë qyteti në fakt është prekur nga forca e eksplozionit madje edhe disa njerëz që gjendeshin rreth 4 km larg qytetit e kanë ndjerë tronditjen.

Bashkë me ndihmën për të plagosurit, autoritetet po reagojnë me shpejtësi për të kapur personat përgjegjës që lejuan nitratin e amonit në port për një kohë kaq të gjatë.

Autoritetet deri më tani kanë arrestuar dhjetëra zyrtarë që kanë punuar në port që nga viti 2014. Ata do të mbahen në arrest shtëpiak madje edhe disa politikanë libanezë gjithashtu do të arrestohen. Ekspertët thonë se janë 2750 ton material të magazinuara, nitrat sodium, shumë helmues dhe vdekjeprurës. Përgjegjëse është qeveria dhe punonjësit në port, pse u mbajtën këto material në port për 6 vjet. Kjo pyetje ka nevojë për një përgjigje.

Dëmet material llogariten në miliarda dollarë e problemi më i madh është trajtimi në spitale e më pas strehimi i atyre që kanë mbetur pa shtëpi. 

Spitalet po nuk kanë më kapacitete, kjo situatë ka nevojë për më shumë stafdhe vullnetarë. Ushtria po rrethon vendin e shpërthimit në port. Mijëra qytetarë të Bejrutit po largohen nga qyteti pasi u janë shkatërruar totalisht shtëpitë. Por ata nuk dine ku të shkojnë. Nuk ka banesa sociale në Liban, ku ata mund të strehohen. Na kujtohet viti 2006 kur ndodhi lufta mes Libanit dhe Izraelit njerëzit nuk mund te shkonin në banesa sociale në Liban dhe shumë prej tyre shkuan në Siri. Ky do të mbetet një nga problemet kryesore për të mbijetuarit. Shumë vende kanë shprehur gatishmërinë dhe solidaritetin e tyre për të sjellë ndihmë për Libanin si mjete spitalore ashtu dhe medikamente.

Të mbeturit, po përballen me tymit dhe gazrat që ende nuk janë larguar nga qyteti.

Në lidhje me ndotjen e ajrit autoritet shëndetësore kryen disa ekzaminime dhe sipas rezultate ndotja e ajrit po shkon drejt përmirësimit, por do të vijojë të ketë ndikim negativ te qytetaret, megjithatë priten rezultatet  të mëtejshme për të parë nivelin e ndikimit negativ në ajër.

Përtej tragjedisë, të gjithë duan të dinë të vërtetën e shpërthimit apokaliptik. Një hetim që pritet të zgjasë e që mund të sjellë pasoja komplekse.  

Hapi i radhës në Liban është investigimi për atë që ndodhi. Jemi në pritje të hetimeve. Sipas autoriteteve ngjarja pritet të zbardhet plotësisht brenda pesë ditëve, por sipas shume eksperteve kjo është e pamundur pasi do te nevojiten mbi pesë muaj për të pasur konkluzione se çfarë realisht ndodhi. Madje sipas tyre është marrëzi të thuash që brenda 5 ditëve do të kemi informacion për shkaqet që sollën shpërthimin. Gjithashtu shumë parti parlamentare e konsiderojnë dorëheqjen e qeverise dhe kjo pritet të ketë ndikim të madh në situatën politike në Liban. Sipas shumëzërave në Liban kryeministri duhet të dorëhiqet për t’ia lënë në dorë një qeverie tjetër menaxhimin e situatës të kësaj katastrofe të madhe.

Shumë analistë në Liban e lidhin tragjedinë me atentatin mafioz ndaj ish kryeministrit sunit Rafik Hariri ne vitin 2005 dhe konfliktet mes grupit Hezbollah dhe Izraelit.

Ne të gjithë e dimë se seanca gjyqësore për shpalljen e  vendimin për vrasjen e Al Haririt në vitin 2005 do të ishte pas pak ditësh. Shumë ekspertë në Bejrut e lidhin këtë shpërthim me shpalljen e vendimit të gjykatës dhe për shumë prej tyre Hazbollah është i përfshirë në këtë çështje. Ne i dimë zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Hazbullahu dhe se Izraeli ka vrarë disa ushtarë të Hazbullahut neëSiri dhe ndoshta bëhet fjalë për një hakmarrje të Hazbollahut. Gjithashtu Izraeli ka deklaruar se në port ka raketa. Te gjitha këto janë te ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Raportoi per Vizion Plus nga Bejruti: Gazetari Ahmad Laila

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Ekskluzive Raportim Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën 12-vjeçari

më shumë...

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i drejtohet banesave

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra mbeten ende aktive

më shumë...

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:56

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën...

8:48

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i...

8:36

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra...

8:28

Pse ushqimet e kripura na duken kaq...

8:01

Berisha: Rama në pikën më të dobët,...

7:42

Ndahet nga jeta aktori Peter Cullen

7:38

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes...

7:31

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri...

7:10

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar...

7:04

Hidhet shorti i Champions League/ Bayern, Real,...

6:42

Lamallari me Drejtuesit e Gjendjes Civile: Fokus...

6:40

Hapen aplikimet për 300 kredi me 0%...

6:11

U arrestua në Durrës ndërsa ndodhej në...

5:57

Makina del nga rruga në aksin në...

5:44

VIDEO/ Hidhet në erë makina e ushtarakut...

5:40

Princ Leka dhe Blerta Celibashi zbulojnë fotot...

5:27

Mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve shqiptare, mësohet se...

5:08

Fati kthehet në favorin e tyre, këto...

5:06

Vuçiç i përgjigjet Kroacisë: Zagrebi të vazhdojë...

4:44

Zgjedhjet në Gjermani, AFD kryeson bindshëm në...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.