Subscribe

Studio e “Quo Vadis” e moderuar nga pranvera Borakaj në Vizion Plus, është kthyer në një arenë debati mbrëmjen e sotme.

Të ardhurat dhe shpenzimet për 2023-in dhe projektet për 2024-n kanë përplasur në studio deputetin socialist Etion Xhafaj dhe atë demokrat Edmond Spaho.

Ndërkohë që Xhafaj fliste për rritje të të ardhurave, për rritje pagash, Spaho me ironi tha se nëse dëgjon përfaqësuesit e mazhorancës gjërat në Shqipëri shkojnë lumë.

Pjesë nga biseda:

Etjen Xhafaj: Qeveria beson se viti 20-24 do të jetë përsëritje e një suksesi siç ishte vitit 2023, në ato që janë sektorët kryesorë të ekonomisë, sic është manifaktura, siç është teknologjia e inovacionit. Besoj se edhe ato që janë faktorët kryesorë makrofinanciar, duke nisur nga PBB që është rritur dukshëm, e thotë FMN, borxhi publik është në ulje. Vitin që vjen do të kemi edhe efektin e rritjes së pagave, do të kemi rritje të konsumimit të brendshëm. Pamë një ndryshim në qeveri për të patur një fokusim te inovacioni, duke bërë ekonominë me kulturë, duke vënë në krye një menaxher. Mënyra se si qeveria i hedh paratë e publikut, janë paratë e investimeve publike. Me vijimin e projekteve të mëdha strategjike, për ato që do të jenë projektet e mëdha të zhvillimit do të jenë mundësi të mëdha zhvillimi.

Spaho: Edhe unë bie dakord me Panon, qeveria ka kaq shumë lekë së nuk bëhet hesap, po të dëgjosh përfaqësuesit e mazhorancës gjërat shkojnë lumë. Këtu çdo gjë ndriçon është e bukur, gjërat ecin mirë. Ka rëndësi edhe si i mbledhim lekët, se dy rrugët e kësaj teprice të madhe parash që ka qeveria sot janë përfitimet nga rritja e çmimeve dhe rritja taksave. Po të shikosh ne jemi 27% të PB, kaq kemi qenë para 15 vitesh kaq jemi sot, administrimi fiskal është zero, vendet e rajonit janë ke 35% mesatarisht.

Soko: Shyqyr që nuk jemi, se ku do i çojë. 10 lekë të mbledhura nga qeveria kanë një eficencë në ekonomi shumë të ulët.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *