Subscribe

Pas miratimit të buxhetit dhe paketës fiskale pa diskutim në kuvend, opozita i kërkon sërish mazhorancës dialog për plotësimin e kërkesave të saj.

 

Edmond Spaho në komisionin e ekonomisë i kujtoi deputetëve të mazhorancës qëndrimin që trupi diplomatik pati pas seancë ditën e hënë, për më shumë dialog me opozitën.

 

1- Pas ngjarjes së ditës së hënë, ju rikujtoj qëndrimin e trupit diplomatik, që kanë tërhequr vëmendjen për një funksionim normal të jetës parlamentare dhe dialog politik me opozitën, për plotësimin e kërkesave të saj kushtetuese. Ndaj jepini fund qëndrimit tuaj kokëfortë dhe të mos vazhdoni vetëm me duartrokitje të ligjeve sikur të ishit automatë -tha Spaho.

 

2- Nuk më është dukur se ju keni kërkuar dialog,  por thjesht keni zgjedhur rrugën e bllokimit për shkak të krizës së brendshme që keni në parti, i ktheu përgjigje Eduard Shalsi.

 

3- Nuk është e vërtet që buxheti u miratua në 5 minuta. Kemi diskutuar në komisioni dhe janë mbi 20 seanca të tilla diskutimi, madje do të ketë akoma deri në datën 7 dhjetor kur miratohet nën për nën, si buxheti dhe paketa-tha Braçe.

 

Pas këtij qëndrimi, komisioni vijoi mbledhjen e tij online, dhe miratoi nen për nen ndryshimet në paketën fiskale për vitin që vjen.

 

Paketa konsiderohet modeste nga ana e qeverisë pasi nuk ka ndryshime thelbësore, por në buxhet shton 7.5 miliard lekë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *