Duke iu referuar një vlerësimi të Bankës Botërore, Shqipëria do të jete ndër vendet që do të vuajnë më shumë ekonomikisht nga kriza e shkaktuar nga COVID-19.

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi shprehet se ekonomia e vendit tonë do të pësojë rënie, siç po përjetojnë edhe ekonomitë globale.

Gjatë një lidhjeje direkte me “Vizion Plus”, sipas saj, Shqipëria do t’i bëjë ballë krizës duke aplikuar skemat që mbështesin situatën e pandemisë, përmes menkanizmit të stabilitetit në vend.

“Ekonomia e Shqipërisë do të pësojë goditje, rënie, sic po pësojnë të gjitha ekonomitë globale sot. Si ka për t’i bërë Shqipëria ballë kësaj? Vendet e rajonit përpiqen të përdorin skema që mbështesin situatën e koronavirusit, skema mbështetëse që kanë dalë nga tregu i punës, skema fuqizimi për mekanizmat që kanë të bëjnë me Bankën Qendrore për t’i dhënë garanci sovrane bizneseve, menkanizimi i stabilietetit në vend që edhe ne jemi duke e aplikuar në ato sasi parash që janë vënë në dispozicion.”

Sa i përket rënies së eksportit, Ekonomi tha se kërkesa dhe oferta ka ndryshuar, por sipas saj, është shtuar shansi për të rritur prodhimet e sektorit bujqësor.

“Ne kemi një situatë që lidhet me sektorin e përpunimit aktiv, të fasonëve. Kërkesa dhe oferta ka ndryshuar sepse ka rënë niveli i konsumit. Por kemi një shans për të rritur prodhimet e sektorit bujqësor.  Duhet të konsolidojme të gjitha produktet made in Albania, është shumë e rëndësishme që marka shqiptare të fillojë të koriozohet në territorin e prodhuesve shqiptarë.”  

Ndër të tjera, Milva Ekonomi e sheh të nevojshme nxitjen e turizmit të brendshëm, duke marrë shkas që pandemia e ka goditur rëndë veçanërisht këtë sektor.

“Turizimi ka disa segmente shërbimesh. Fluturimet po shtyhen në kohë. Numri i fluturimve ka rënë, numri i punësimeve ka rënë. Nga ana  tjetër, nuk e dimë çfarë do të ndodhe me kufijtë. Do të na duhet të nxisim turizimin e brendshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *