Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi u shpreh shumë besimplotë se në tetor Shqipëria do të marrë një përgjigje pozitve nga Bashkimi Europian.

 

E ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “7pa5”, në Vizion Plus, deputetja Ekonomi theksoi para moderatores Pranvera Borakaj se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrat e saj dhe se po lufton fort për të çelur negociatat me BE.

 

Ekonomi u ndal edhe tek koncesioni i aeroportit të Vlorës, ku opozita ka hedhur akuza duke e cilësuar si një tjetër aferë korruptive të qeverisë.

 

Ekonomi tha se aeroporti I Vlorës do të jetë një tjetër histori suksesi për vendin ashtu si ai i Kukësit, pasi do t’I shërbejë banorëve të kësaj zone por edeh zhvillimit të turizmit në vend, që sipas saj, nën drejtimin e socialistëve ka marrë një zhvillim të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *