E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Efekti “Real Madrid”, Mbappes i shtohen mbi 1 milion ndjekës vetëm pak minuta pas zyrtarizimit te ‘galaktikët’

Kylian Mbappe tashmë është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Real Madridit.

Këtë e bëri të ditur vet klubi madrilen, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Reklamë

“Los Blancos” kanë njoftuar se sulmuesi francez ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, dhe do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2029.

E zyrtarizimi i tij në pak minuta bëri bujë aq të madhe, sa edhe e bllokoi për një moment uebsajtin e klubit spanjoll.

Se çfarë ndikimi pati ky zyrtarizim, e nënkupton edhe fakti tjetër se francezi tashmë numëron mbi 1 milion ndjekës më shumë pas transferimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë