Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

“Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu: U hodh...

VIDEO/ Pamje të rralla nga Australia, filmohet për herë...

Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton 15...

Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do të dërgojë...

PD çon në Kushtetuese ligjin e marrëveshjes me SHBA,...

Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në Ukrainë, mes...

SHBA-ja godet Iranin pas sulmit në bazën ushtarake në...

DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i mori jetën...

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga Gjermania në...

Dita e 60-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

Efekti i luftës në ekonominë shqiptare, eksperti: Ulja me 20% e akcizës masë e rëndësishme, ndikim deri në 9.6 lekë për litër

25 Mars 21:40

Lufta në Lindjen e Mesme ka shkaktuar shqetësime dhe përshtjellime për shumicën e vendeve të botës, veçanërisht për ato që energjinë e sigurojnë drejtpërdrejt nga Gjiri Persik. Megjithatë, edhe vendet e tjera preken tërthorazi nga krizat energjetike. Në Shqipëri, këtë e ndjejmë qartë te çmimi i karburantit dhe çmimet e konsumit të përditshëm.

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi tha se ulja e akcizës me 20% është një hap i rëndësishëm, i cili pritet të reflektohet me rreth 9.6 lekë më pak për litër në çmimin final të karburantit.

Sipas tij, kjo është një ulje e ndjeshme që mund të ndikojë në stabilizimin e tregut.

Megjithatë, ai shprehet skeptik për efektivitetin e Bordit të Transparencës, duke kujtuar se ky mekanizëm nuk ka qenë shumë i suksesshëm në vitin 2022 dhe mbetet për t’u parë nëse këtë herë do të ketë ndryshime konkrete në funksionim.

Eksperti deklaroi se një normalizim i situatës ndërkombëtare do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e presionit mbi çmimet e karburanteve edhe në Shqipëri.

Muço nuk përjashton mundësinë që edhe Banka e Shqipërisë të ndërhyjë në një fazë të mëvonshme me ndryshime në normat e interesit.

Ai sugjeron që në periudha stabiliteti, qeveria duhet të përgatitet më mirë për kriza të tilla, duke ngritur rezerva strategjike të karburanteve, të cilat mund të përdoren për të stabilizuar tregun në momente të vështira.

INTERVISTA E PLOTË:

Qeveria ringriti Bordin e Transparencës dhe ka paralajmëruar uljen e një takse mbi karburantet. Si janë këto lëvizje të qeverisë sipas mendimit tuaj?

Klodian Muço: Së pari, duhet thënë se duhet shpresuar te deklarata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Trump, se janë shumë afër një zgjidhjeje. Pati edhe një hapje nga ana e Iranit sa i përket kalimit në ngushticën e Hormuzit, ku mjafton të paguhet një tarifë dhe mund të kalohet. Pra, jemi pranë një zgjidhjeje dhe uroj që situata të stabilizohet shumë shpejt. Përtej këtij aspekti, Bordi i Transparencës nuk ka qenë shumë i suksesshëm në vitin 2022. Nuk e di nëse do të ndryshojë diçka specifike në mënyrën e funksionimit të tij krahasuar me atë periudhë. Ndërkohë, një masë e rëndësishme është ulja me 20% e akcizës, e cila në çmimin final do të ndikojë deri në 9.6 lekë për litër. Kjo është një ulje relativisht e ndjeshme që do të ketë impakt në stabilizimin e çmimeve.

Guvernatori Sejko paralajmëroi sot se banka nuk ka ndërmend ta lëvizë normën e interesit tani për tani. A do të thotë kjo se banka nuk e ngriti ‘frenin e dorës’ për ekonominë, për ta ngadalësuar atë dhe për të ulur kërkesën në rastet kur energjia shtrenjtohet apo mungon?

Klodian Muço: Banka e Shqipërisë ka tendencë të ndjekë të njëjtat politika që ndjek edhe Banka Qendrore Evropiane, përgjithësisht janë shumë të koordinuara. Nëse Banka Qendrore Evropiane ndërhyn te normat e interesit, në një kohë shumë të shkurtër edhe Banka e Shqipërisë bën të njëjtën gjë. Banka Qendrore Evropiane ka parashikuar një rritje të inflacionit, duke arritur nivelin 3.8% në maj. Duke qenë se mbi 60% e inflacionit tonë është i importuar nga vendet e Bashkimit Evropian, nëse atje ka rritje, automatikisht kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri. Prandaj, shumë shpejt edhe banka jonë ndoshta do të jetë e detyruar të ndërhyjë.

Dhe çfarë mund t’i sugjerohet qeverisë në këto kushte nga ekspertët që janë jashtë politikës?

Klodian Muço: Në një situatë emergjence nuk ka shumë hapësira për të vepruar, përveç uljes së taksave të përkohshme apo aksizës së naftës. Ne morëm një mësim nga viti 2022 dhe duhet të parapërgatitemi në kohë paqeje. Kjo parapërgatitje përfshin ngritjen e rezervave strategjike, në mënyrë që në momente të caktuara të ndërhyhet duke i hedhur ato në treg, ashtu siç bëri Bashkimi Evropian. Gjithashtu, si vend prodhues nafte, mund të marrim në konsideratë rafinimin e naftës sonë, edhe pse konsiderohet naftë e rëndë. Megjithatë, në situatën aktuale në të cilën ndodhemi, ndërhyrjet janë relativisht shumë të limituara.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret
Tagged:
Çmimet lufta ne iran Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

I shpërtheu lënda plasëse teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari në Himarë

më shumë...

Tragjedia në Postribë, Shkodra i jep sot lamtumirën nënës dhe dy fëmijëve që humbën jetën nga zjarri

më shumë...

PD çon në Kushtetuese ligjin e marrëveshjes me SHBA, Nufi: Siguria kombëtare nuk është çështje debati politik

më shumë...

DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i mori jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve në Postribë, çatia u shemb dhe i zuri poshtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:17

“Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu:...

12:04

Data 3 do të jetë shumë e...

11:44

I shpërtheu lënda plasëse teksa po peshkonte,...

11:27

VIDEO/ Pamje të rralla nga Australia, filmohet...

11:21

Lezhë/ Arrestohen dy persona për grabitje, 26-vjeçari...

11:14

Tragjedia në Postribë, Shkodra i jep sot...

10:57

Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë...

10:48

Turisti polak bllokohet në malin e Çikës,...

10:40

Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do...

10:35

Shqipëria drejt krijimit të Institutit Kombëtar të...

10:31

PD çon në Kushtetuese ligjin e marrëveshjes...

9:58

Eklipsi diellor i 12 gushtit, ku mund...

9:58

Policia “luftë” skafeve dhe jet-ski, gjoba deri...

9:39

Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në...

9:36

SHBA-ja godet Iranin pas sulmit në bazën...

8:45

DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i...

8:34

“Në dashuri shmangni debatet e kota”, parashikimi...

8:20

I nxehti pushton Shqipërinë, ja sa do...

10:45

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga...

10:30

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Mali i Zi njeh me ligj pushimin për gratë dhe vajzat gjatë d...
  • Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz në Mars “ndez” teo...
  • Tragjedia e trefishtë në Shkodër, Begaj: Jam thellësisht i p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.