Subscribe

Edi Reja pritet te zyrtarizohet ne ditët ne vazhdim ne stolin e trajnerit te kombëtares shqiptare.

 

Ashtu siç është bere e ditur edhe me pare nga Vizion Plus , tekniku 73 vjeçar është i përzgjedhuri i presidentit te FSHF Armand Duka ndërsa ka pranuar te gjitha kushtet e vendosura.

 

Reja pritet te firmose deri ne muajin nëntor si trajner i kuqezinjve me te drejte rinovimi. Tashme Duka i cili ka te drejtën ekskluzive për trajnerin e kombëtares pritet t’ua komunikoje edhe ne mënyrë zyrtare anëtarëve te komitetit ekzekutiv.

 

Edi Reja ishte kandidatura me favorite mes emrave te tjerë si Zakeroni, Donadoni Susic, De Kanio Zenga apo edhe Inzagi.

 

Tekniku Reja prej tre vitesh ishte i papune ndërsa me pare kishte drejtuar edhe skuadra si Atalanta, Lacio, Hajduk apo Napoli.

 

Te këta te fundit ka lënë mjaft gjurme ne harkun kohor te 5 viteve mes Serisë A dhe B duke qene gjithmonë një trajner mjaft i dashur për tifozët e kësaj skuadre .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *