Subscribe

Të gjithë turistët vendas dhe të huaj  tashme do të kenë mundësi të ndjekin itinerarin e piktorit dhe shkrimtar anglez Eduard Lir në hyrje të kalasë së Krujës.

 

Rikthimi i të gjitha pikturave të Lir për peizazhet shqiptare, nëpërmjet veprave të piktorëve aktualë, është i rëndësishëm për prezantimin e Shqipërisë në sytë e udhëtarëve të sotëm.

 

“Shqipëria po shndërrohet në një destinacion turistik dhe falë këtyre investimeve që ka bërë qeveria shqiptare dhe bashkia e Krujës dhe sa herë që vjen në Krujë je i rrethuar nga turistë të huaj, por sa mirë do të ishte që në këtë pozicion ata të ndalonin , të njiheshin me historinë, të njiheshin me traditën, të merrnin guidën profesionale dhe padyshim të blinin edhe pikturat e piktorëve aktualë të cilët duhen promovuar”

 

Ministri Klosi  gjithashtu siguroi mbështetjen për ndërtimin e një turi të plotë  me guida të profesionalizuara ne të gjithë Shqipërinë.

 

“Por do të donim shumë që së bashku me bashkitë e përfshira në këtë projekt të krijojmë një guidë e cila mendoj mund të jetë një nga më të suksesshmet për shumë turistë të huaj për shumë turistë të huaj që duan ta vizitojnë Shqipërinë në sytë dhe në idetë e një influenti të asaj kohe që ka bërë po të njëjtën gjë që bëjnë blogerët e sotëm, vijnë fotografojnë, pikturojnë, krijojnë atmosferë në kuadër të botës dixhitale.”

 

Poeti dhe piktori anglez Eduard Lir, bëri një udhëtim të gjate nëpër Shqipëri. Pas kthimit në Angli ai botoi “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri”. Shumë nga pikturat dhe skicat që ai bëri gjatë udhëtimit regjistrojnë një dokumentim të përpiktë të Shqipërisë së mesit të shekullit XIX.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *