Subscribe

Ish-ministri i transporteve Edmond Haxhinasto dëshmoi per me shume se 1 ore ne Prokurorinë e Krimeve te Renda lidhur me tenderët e rrugëve, pas arrestimit te ish zyrtareve te autoritetit rrugor shqiptar. Pas daljes nga organi i akuzës Haxhinasto nuk dha shumë detaje nga shpjegimet që kishte dhënë para prokurorëve.

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se në aferën korruptive me rrugën Tiranë – Elbasan, kosto e së cilës arrin në 54 milionë dollarë, janë përfshirë edhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve, por deri tani nuk ka akuza zyrtare për ndonjërin prej tyre. Për abuzimet në pranga përfunduan ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarë të tjerë.

 

Sipas akuzës, ish-zyrtarët e arrestuar kishin bërë Dymbëdhjetë amendime kontratash, duke shmangur Këshillin Teknik të ARRSH-së dhe bordin drejtues të cilët janë të vetme organe të cilat mund të marrin vendime të tilla. Hetuesit dyshojnë se nëpërmjet këtyre amendimeve  kishin urdhëruar financime të pajustifikuara për punime të cilat nuk ishin kryer, ndërsa paratë për to ishin marrë në formë korrupsioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *