Subscribe

Në bazë të rezultateve paraprake të zgjedhjeve të së dielës, partia e Kurtit është në avantazh, prej ku pritet të marrë bindshëm fitoren. Ndërsa, tashmë, janë numëruar 99.84% të votave nga KQZ, sipas statistikave deri tani Vetëvendsoje ka marrë 47.87%, PDK 17.40%, LDK 13.07%. Nga rezultatet e KQZ-së, AAK deri tani ka 7.42% të votave, kurse Nisma nuk e kalon pragun me 2.60%.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Edita Tahiri, themelues e LDK-së, u shpreh se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje ishte e pritshme. Sipas saj, në Kosovë kishte humbur shpresa.

“Një fitore e tillë pritej. Për nivelin e votave nuk mund ta them, por pritej që do të jetë një fitore bindëse për disa arsye. Ka patur një zhgënjim të madh të popullatës për pjesën e progresit, sidomos në zhvillimin ekonomik, në çështjet e punësimit. Pak a shumë ka humbur shpresa për rininë, e cila më tepër shikon që të largohet nga Kosova se sa që të mbetet.

Me fjalë të tjera, zhgënjimi u rrit dhe ky ishte rezultati. Për mendimin tim, mirë që është demokracia, mirë që ka mundësi të ndryshojnë pushtetarët, në mënyrë që t’I jepet shans në këtë rast VV-së, që të provojnë qeverisjen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *