E shtunë, 21 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Edicioni i katërt i kupës “Coca Cola”

 

Shkolla 9 vjeçare “Ismail Qemali” e Shkodrës është fituese e kampionatit të  kupës “Coca-Cola”.

 

Finalja u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” ku shkolla “Ismail Qemali” e Shkodrës fitoi me rezultatin 3-1 përballe skuadrës “Emin Duraku” të Tiranës.

Reklamë

 

Ndryshe nga vitet e tjera, ne ketë edicion të katërt përveç kupës së madhe dhe medaljeve, dhurata e veçante ishte shorteu i cili bëri fitues një nga fëmijët për të ndjekur ndeshjen Izrael – Shqipëri.

 

Risia e këtij edicioni ishte pjesëmarrja e 400 vajzave të apasionuara pas futbollit, duke u dhënë mundësinë të shfaqin talentin e tyre.

 

Ne ketë turne midis shkollave 9 vjeçare i cili ka nisur një muaj e gjysmë më parë ishin pjesëmarrës 1600 fëmijë nga qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Fierit dhe Shkodrës.

 

Ky kampionat qe ka filluar në vitin 2014 është nisma e kompanisë “Coca-Cola”, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë