Subscribe

Të dhënat e para për bandat frymore në Shqipëri datojnë në 1878-ën. Që atëherë, interesi për veglat e tunxhit dhe numri i formacioneve muzikore të këtij lloji ka qenë gjithnjë e më i vogël në vendin tonë.

 

Megjithatë një festival si International Brass Fest që pritet të marrë jetë këtë të enjte në Tiranë duket si një ogur i mirë për të gjithë ata që studiojnë e jetojnë me pasionin për këto instrumente muzikorë.

 

Në katër ditë Tirana nuk do të presë vetëm emrat më të mirë të instrumentistëve në botë. Sepse International Brass Festival do të sjellë në Akademinë e Arteve, masterklase, por edhe një ekspozitë që bën bashkë artistët e shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë.

 

Koncertet nisin nga data 18 në Universitetin e Arteve e deri më 22 maj në Amfiteatin e Liqenit Artificial.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *