Subscribe

Në mbyllje të misionit, Edi Rama i dorëzon Yuri Kim, Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike në shenjë falenderimi për gjithë përpjekjet e saj për zbatimin e reformës në drejtësi, që siç nënkupton kryeministri pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës krimi dhe korrupsioni do të vazhdonin të mos ndëshkoheshin.

 

Për diplomaten e lartë amerikane në largim në facebook, kreu i qeverisë shkruan se ndryshe nga paraardhësit e saj ajo ishte më e zëshme ndaj ngjarjeve dhe reformave që ndodhën në Shqipëri përgjatë mandatit të saj.

 

Yuri Kim thotë Edi Rama me gjithë akuzat e lëshuara ndaj saj për dështimin e reformës në drejtësi apo se po godet opozitën dhe mbështetet qeverinë, me qëndrimet e saj tregoi se kostumi nuk të bën burrë e as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk të njohin për të tillë edhe kur je nga Tropoja.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Yuri Kim u largua duke lënë pas në pamje të parë, miq e armiq, që e deshën apo e urryen, ndërkohë që më pranë të vërtetës është fakti se askush s’e deshi dot pa e urryer asnjëherë dhe asnjë se urreu dot pa e dashur qoftë edhe njëherë. Në radhën e tërë atyre që deri më sot janë ulur në zyrën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, ajo ishte më amerikania mes shqiptarëve dhe më shqiptarja mes amerikanëve.

 

Akuzat për ndërhyrje në jetën e brendshme politike në vend, Edi Rama i gjen të pavenda sepse sipas tij i dërguari i një superfuqie si Amerika duhet të veprojë në emër të popullit shqiptar.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Të bëhet jo vetëm zëdhënësi i halleve të tij, po edhe luftëtari që për llogari të tij përleshet me padrejtësitë, fshikullon të pushtetshmit, godet të paudhët, poshtëron të pandreqshmit, një lloj gjykatësi suprem, i cili merr frymë me detyrimin moral karshi njerëzve të thjeshtë që të kontestojë deri edhe vetë vendimet e gjykatave. E tmerrshme në dukje, po jo edhe aq në fakt, sepse “A do të ishte më mirë sikur të mos ishin fare a sikur në vend se të zhytej me kokë, në vorbullën e jetës politike e institucionale të vendit, Yuri të qëndronte si sfinks mbi kodrën e butë të Rrugës së Elbasanit? Unë them jo

 

Në mbyllje të dedikimit për pasardhësin e saj, diplomatin e karrierës David Kostelancik e paralajmëron se ashtu si Yuri Kim edhe ai pritet të bjerë në kurthin e ëmbël të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *