Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5% e votave;...

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Edi Rama: Konsensus për negociatat, por kushtetuta nuk negociohet

30 Maj 15:18

Brukseli foli dje dhe sot kryeministri Rama nga foltorja e parlamentit ka vene theksin te nevoja per konsensus politik per te bindur vendet anetare te bashkimit europian per t’i hapur shqiperise negociatat per anetaresim.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Mes rekomandimit pa kushte për çeljen e negociatave dhe vendimit politik të KiE, ka një hapësire kohore dhe subjektivizmi politik, ku Shqipërisë i takon të bëjë të vetën, dhe partive u takon të jenë bashkë në një zë.

 

Por duke u nisur nga reagimi I nje dite me pare I opozites ndaj progress raportit, Rama eshte shfaqur I bindur se partite nuk do te  mund te flasin me nje ze, duke artikualuar akuza te forta ndaj opozites.

 

Ka një vendosmëri për të vijuar përpjekjen destruktive dhe alibi negative të gjithë atyre që për arsyet e tyre nuk e duan as zgjerimin e Evropës, aq më pak çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë.

 

Por ne kete situate kryeministri Rama saktesoi edhe njehere pozicionin e mazhorances, duke saktesuar cilat jane ceshtjet qe nuk preken.

 

Edi Rama

Ne si mazhorancë jemi të vendosur për të nxitur proces dialogu me opozitën, por pa negociuar Kushtetutën.Kemi gjithë gatishmërinë të dialogojmë me opozitën jashtëparlamentare, por asnjëherë nuk do të negociojmë legjitimitetin dhe detyrimin për vazhdimësine e këtij parlamenti. Një detyrim që buron nga një mandat i qartë në bazë të të cilit për ne është e pamundur që atyre që na kanë zgjedhur t’u themi, na falni por ata që nuk i zgjodhët për të qeverisur do të kenë prioritet në raport me ju që na zgjodhët të qeverisim.

 

Pas disa muajsh qetesie, seanca plenare ka risjelle momentet e acarimit te opozites ndaj fjalimit te kryeministrit sidomos te deputetit Kujtim Gjuzi.

 

Kujtim Gjuzi

 

“Zoti kryeministër kjo është një letër nga administrata juaj ku shkruhet zoti Gjuzi ose zoti Kujtim. Nuk mund të më thoni mua kurrë naltmadhëni se naltmadhni e kemi te oborri mbretëror me 60% të vjedhur nga komunarët tuaj në ’67.  Nëse do të bisedosh seriozisht me mua dhe grupin që ka ardhur këtu, lojtarët rezervë merri dhe çoji atje ku i ke në burg ata njerëzit e tu që ke pas këtu. Ke dhe ca këtu të tjerë, hiqi dhe këta, këta janë lotarët rezerva tuaj.  Nëse do të flasim seriozisht, se është ditë serioze lidhur me negociimin për në BE, hajde flasim..”

 

Ne emer te opozites, qendrimin kunder qeverise e mbajti Rudina Hajdari.

 

RUDINA HAJDARI

DEPUTETE

 

Kam ardhur për të thënë disa të vërteta, kritika që janë me vend dhe populli duhet ti dëgjojë. Ne kemi vetëm një njeri që u tregon atyre se është më i miri i të mirëve dhe se ai nuk ka. Ka 6 vite që me fjalë shumë e vepra pak po bind ata që kanë vesh të dëgjojnë se vetëm ky po ndërton një vend ku mbizotëron ligji dhe shteti, ndërkohë që merr cdo vendim brenda e jashtë parlamentit dhe vendit. Ky njeri që bën ligje në kurrizin tonë, të së mirës së askujt, varfëron të varfërit dhe pasuron të pasurit, sillet në Evropë me reforma të paimplementuara dhe bën tangon e Serbisë ndihet më i frikësuar se kurrë nga partia e tij. Duhet të dijë dy gjëra, që qeveria është në regres dhe jo progres dhe integrimi nuk mund të vijë dot kurrë nga të paintegruarit, asnjë nga liderat tanë nuk e bind BE se do bëjnë ndryshime të prekshme me vullnetin e tyre. Bindja ime mbetet se BE do i përgjigjet shqiptarëve të sinqertë. BE ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm, na ka ndihmuar shumë por ndihma duhet të vijë nga ne.”

 

Nje dite me pare komisioni europian rekomandoi per te dyten here hapjen e negociatave per anetaresim te shqiperise; por vendimi final do te merret nga vendet anetare.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Edi Rama Konsensus negociata opozita

Nga e njëjta kategori

Aksident i rëndë në Durrës, përplasen pesë makina, humb jetën 45-vjeçari

më shumë...

Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari, 4 të tjerë në spital

më shumë...

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë kontrollit, flakët alarmojnë fshatin Pezhvë

më shumë...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të bashkohet kundër Edi Ramës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:40

Aksident i rëndë në Durrës, përplasen pesë...

8:30

Zjarret nuk ndalen në Shkodër, disa vatra...

8:26

Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5%...

8:22

Horoskopi i ditës! Çfarë kanë rezervuar yjet...

8:12

Temperatura deri në 38°C, parashikimi i motit...

7:34

Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën...

11:02

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset...

10:57

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon...

10:47

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e...

10:14

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në...

10:11

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në...

9:39

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri...

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.