Mabel dhe Emily, dy vogëlushe të ëmbla ishin të ftuara në studion e emisionit “7pa5” në Vizion Plus.
Vajzat u pyetën nga moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova mbi ëndrrat e tyre, pasionet dhe dëshirat, por gjithashtu nuk munguan as pyetjet pikante.
Emily tha se ka dëgjuar për politikën nga gjyshja, por nuk i pëlqen, ndërsa Mabel tha se kryeministrin e ka parë në televizor dhe mendon se Edi Rama është një burrë i mirë.
Sakaq, të pyetura se çfarë do të bënin nëse ato do të ishin kryeministre në të ardhmen, Emily tha se do të ndërtonte pallate.
Pjesë nga biseda
Emily: Unë dëgjoj vetëm nga nëna politikë, por nuk më pëlqen. Nëna jeton me një shok.
Kë përmend më shumë, Berishën apo Ramën?
Emily: Asnjërin!
E di kush është Sali Berisha?
Mabel: Po! Po e di si fytyrë .
Edi Rama e di kush është?
Mabel: Unë e shoh te televizori Edi Ramën.
Si të duket, burrë i mirë?
Mabel: Po!
A keni ushqim të preferuar?
Emily: Mua më pëlqejnë më shumë makaronat.
Mabel: Mua makaronat me pana.
Çfarë nuk ju pëlqen në Tiranë?
Emily: Mua nuk më pëlqejnë kazanët me plehra, sepse ka dhe plehra në tokë.
Mabel: Mami e ka bezdi trafikun kur e çon makinën. Mami e ka makinën automat. Është shumë herët t’i jap unë, kur të bëhem 18 vjeç do t’i jap.
Nëse bëheni kryeministre të vendit, çfarë do bënit
Emily: Unë do doja të ndryshoja…pra që të ishte më mirë, më bukur, të kishte më shumë pallate.
Nëse do kishit një superfuqi çfarë do donit të ishte?
Emily: Do doja të ndërtoja shumë gjëra të reja.
Mabel: Unë doja të isha zanë, që të kisha krahë dhe të fluturoja. /vizionplus.tv





