Nënkryetari i PD, Edi Paloka i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë qytetarët e dëmtuar nga përmbytjet. Me anë të një postimi në “Facebook”, Paloka deklaroi se është koha që Rama të lërë mënjanë propagandën sepse banorët nuk ndihmohen me gënjeshtra.

 

“Sot nuk është dita që kryeministri të bëjë gaztorin si zakonisht, por t’u vijë në ndihmë banorëve që janë izoluar, janë në vështirësi ekonomike apo kanë humbur gjithçka kishin, të mbjella dhe ushqim për bagëtinë nga përmbytjet. Për 8 vjet shqiptarët kanë provuar në kurrizin e tyre mashtrimet dhe gënjeshtrat e Edi Ramës që përballë varfërisë dhe pamundësisë në rritje të shqiptarëve ka prodhuar vetëm propagandë. Asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e pëmbytura, nuk siguron ushqim për familjet në vështirësi apo kalimin në rrugët e shkatërruara nga përmbytjet. Ecejaket e Edi Ramës në zonat e përmbytura me cirkun shëtitës të propagandës nuk ndihmojnë askënd që sot ka nevojë për ndihmë dhe jo për batuta bajate.”

 

Edi Rama nga ana tjetër garantoi se ndihma nuk do të mungojë për asnjë familje, ndërsa nënvizoi se dëmet nga përmbytjet janë më të pakta se disa vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *