Subscribe

Një ekspozitë krejt e veçantë, e cila rikrijon pikturat më të famshme botërore dhe ato shqiptarëve në fokus fëmijët me aftësi ndryshe.

 

Fotografja Soela Zani me objektivin e saj ka fiksuar fëmijët me sindromën doën, për ti rikthyer në skenën e përditshmërisë dhe për të rrëfyer atë që e thotë edhe vetë titulli i ekspozitës “Edhe unë jam një vepër arti”.

 

Duket se komunikimi përmes kulturës është kthyer në një mjet të fuqishëm për të rritur sensibilizimin dhe shtruar thirrjen për ti integruar në shoqëri.

 

Mirgeta Juka është vajza, e cila vjen si Motra Tone, pikturë e famshme nga Kolë Idromeno

 

Jo vetëm kaq, dhjetëra punë të tjera vijnë nga fëmijë të tjerë siç është kjo shami E pikturuar nga shtatë vjeçarja Ami Tafciu.

 

Kjo ekspozitë  dhe ide nga Soela Zani ka marrë jetë tetë vite me parë, e cila ka sjelle në vëmendje dhjetëra personazhe e ka udhëtuar edhe jashtë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *