Paqendrueshmëria ëe motit do të vijojë edhe kete te premte. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

 

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit.

 

Duke nisur nga orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

 

Era do të fryjë më drejtim juglindje dhe veriperëndim 1-8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe intensive dhe shpejtësi deri në 10-12m/s.   Valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

                     

Temperaturat parashikohen: në zona malore 12 deri 20°C,  në zona e ulëta 14 deri 27°C,  në zona bregdetare 16 deri 27°C.

 

I gjithë rajoni i Ballkanit do të përfshihet nga fusha barike e presionit të ulët. Kjo do të krijojë kushtet që të gjitha vendet të përfshihën nga reshjet dhe rrebeshet e shiut. Reshjet hera herës do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe si dhe shtrëngata bresheri.

 

Dy sisteme frontale do të dominojnë motin në kontinenent. Një ri në Ballkan e në pjesën qendrore dhe tjetri në veri të Britanisë. Përgjatë këtyre vendeve do të ketë reshje shiu me rrufe, breshër si dhe rënie të ndjeshme temperaturash. Pjesa tjetër e kontientit do të ketë orë të gjata me diell e vranësira kalimtare si dhe temperatura normale të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *