Edi Paloka, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, nga Shkozeti deklaroi se bllokimi i akseve kryesore ditën e sotme është vetëm një nga qindra mënyrat e mosbindjes civile.
Paloka tha se në protestën e sotme të organizuar nga opozita duhet të ishin edhe socialistët, sepse sipas tij, e keqja është në derën e të gjithëve.
Edi Paloka: Edhe socialistët duhet të jenë këtu, sepse e keqja është në derë të të gjithëve. Kjo është një nga mënyra te mosbiondjes civile. Është një formë paralajmërimi për ata që duan të shohin dhe të dëgjojnë, jo vetëm për qeverinë.. janë me qindra dhe mijëra format e mosbondjes civile. Ne nuk mund të pranojmë të shesim demokracinë për hir të stabilitetit sepse stabilitet nën dhunë nuk mund të ketë.
Ndryshe nga herët e tjera, opozita ka planifikuar që ‘mosbindjen civile’ ta ndërmarrë përmes bllokimeve të rrethrrotullimeve kryesore të vendit, duke nisur nga ora 17:00.
Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë kanë organizuar dhe skenarin dhe për secilën pikë përzgjodhën organizatorët.
Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut.
PD ka paralajmëruar bllokimin e ish- Sheshit Shqiponja, ku do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi, dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.
Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.
Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.
Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.
Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;
Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj”.
Ai tha se deputetët e tjerë Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi do t’i bashkohen tubimit te sheshi Shqiponja në orën 18:00, pas përfundimit të takimit të MSA-së ku do të marrin pjesë sipas porosisë së kryetarit të partisë.
Bllokimi pritet të zgjasë 3 orë, nga ora 17:00 deri në 20:00.





