Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama për qëndrimin e mbajtur nga ky i fundit për planin ekonomik të propozuar nga demokratët për krizën. Me anë të një shënimi në “Facebook”, Bardhi i kërkoi Ramës që të nisë zbatimin sa më parë të masave të propozuara nga PD.

 

“Edhe na kopjon, edhe na sulmon!” Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në tëitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD. Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi. Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin. Prandaj pa humbur më kohë nga komplekset, fillo zbatimin e tyre një orë e më parë. Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar.”

 

Lideri demokrat, Lulzim Basha tha edhe këtë të martë se zgjidhja për krizën prej koronavirusit gjendet tek tetë pikat e propozuara nga PD. Por kryeministri Edi Rama reagoi me ironi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *