E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Edhe India “ulet” në Hënë; anija pa pilot bën historinë duke zbarkuar në polin jugor

Agjencia hapësinore e saj ka shënuar vetëm pak minuta më parë rekordin  si agjencia e parë në botë që ul një anije kozmike në polin jugor të Hënës.

 

Të gjitha misionet e mëparshme me këtë qëllim, përfshirë edhe atë ruse të dielën, kanë dështuar të bëjnë ulje të suksesshme.

 

Reklamë

Tashmë do të duhen disa orë derisa pluhuri hënor të qetësohet dhe më pas do të nisë eksplorimi i karakteristikave fizike në këtë pjesë të hënës.

 

Udhëheqësi indian Narendra Modi i cili ndodhet në samitin e Johanesburgut përshëndeti me buzëqeshje dhe duartrokitje dhomën e kontrollit të anijes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë