Juristi Rafael Todhe me një lidhje me SKYPE nga Gjermania për emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tregoi se si funksionon skema e pensioneve në Gjermani për shqiptarët.

Ai theksoi se janë shumë pak shqiptarët që emigrojnë në Gjermani dhe interesohen për pensionet, të cilët janë kryesisht të kualifikuar, ndërsa personat e tjerë mbeten të painteresuar.

Sipas tij vitet e punës në Shqipëri nuk ndikojnë aspak në pensionet gjermane, duke shtuar se edhe vetë gjermanët janë të pakënaqur nga pensionet që marrin.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Shqiptarët janë të interesuar vetëm të gjejnë një vend pune, apo dhe për pensionin?

Rafael Todhe Personat e kualifikuar janë të interesuar dhe për pensionin. Personat e tjerë kanë shumë pak informacion për pensionin. Për më tepër që shumica janë dhe vitet e fundit në Gjermani, kanë ardhur në moshë të madhe, dhe pensioni nuk është i kënaqshëm sa mendojnë.

Pranvera Borakaj: Sa paguan një shqiptar mesatarisht?

Rafael Todhe: 18.6% të pagës bruto, gjysmat vetë, gjysmat punëdhënësi.

Pranvera Borakaj: Kemi marrëveshje me Gjermaninë?

Hado: Po ka 5 vjet që ka hyrë në fuqi.

Rafael Todhe: Ka hyrë në fuqi në 1 dhjetor 2017-të. Nuk besoj se është kjo arsyeja që personat ndikohen të vijnë në Gjermani, nuk e dinë si funksionon. Ajo bëhet në mbledhje pikësh, që ndryshojnë nga viti në vit. Vitet e punës në Shqipëri ndikojnë për të mbushur vitet e punës.

Pranvera Borakaj: Sa është mosha mesatare?

Rafael Todhe: Nuk mund ta them në përgjithësi, por ka shumë persona që vijnë mbi moshën 40-vjeç, duke menduar që Gjermania e ka pensionin mesatar 1360 euro në muaj. Normalisht llogaritet që për të dalë në pension duhen 35 vite ose 45 vite.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *