Dielli i ditës së sotme na bëri sërish të mendojmë që verës nuk i ka ardhur aspak fundi dhe se mund të shijojmë kohën e mirë edhe për pak ditë, të paktën sot e nesër. Por jo të gjithë mund t’i lejojnë vetes plane. Arsyeja? Shuëm e thjeshtë, këto janë tri shenjat e priviliegjuara që i pret një fundjave fantastike.
LUANI
Sytë janë mbi ju, ashtu siç edhe doni në fakt ndërkohë që dashuria për veten, dhe energjia që do të keni për projekte të reja do të jetë në maksimum. Ndihu krenar për çfarë ke arritur deri më tani sepse ke shtruar një rrugë shumë të mirë për të marrë rezultatin që kërkon. Mos lër që kjo fundjavë të të ikë pa e shijuar sepse është ndoshta fundjava më e mirë e gjithë sezonit.
VIRGJËRESHA
Dy detaje keni më problematike këtë periudhë: kominikimin dhe problemet me teknologjinë. Megjithatë, kjo fundjavë do të jetë e mbarë sepse ju tashmë jeni mësuar me Mërkurin në prapavijë dhe ai nuk do t’ju shkaktojë problemet e javës së kaluar. Këtë fundjavë ju do të jeni shumë spiritualë dhe kjo do t’ju bëjë që punët në çift t’ju shkojnë shumë mirë. Nëse ju jeni ende beqar, mund të arrini të keni një shkëndijë shumë të këndshme këtë fundjavë që ka shanse të zgjasë përgjithmonë. Konsiderojini si mundësi serioze!
SHIGJETARI
Kur bëhet fjalë për energji, ju ndiheni si në shtëpinë tuaj e duke qenë se energjia është kryefjala e kësaj fundjave, ju do ta shijoni pa masë. Ju jeni të gatshëm për aventura, por kur dielli është në horizont, imagjinata ju shkon edhe më tej. Ju jeni duke i thithur eksperiencat e reja dhe zgjuarsinë njësoj si sfungjer ndaj dhe gjithë këtë përdoreni në avantazhin tuaj./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *