E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ed Sheeran sapo na tregoi që qënka martuar fshehurazi! Ja prova…

 

Këngëtari i famshëm britanik Ed Sheeran që pasi lajmëroi se është fejuar me të dashurën e tij Cherry Seaborn në muajin Janar është pyetur pafundësisht për dasmën.

 

Ai i është shmangur pyetjeve të tilla madje disa herë nëpër intervista e ka mohuar se është martuar por duket se presioni i medias i’a ka nxjerrë në shesh të vërtetën.

Reklamë

 

Në një intervistë live për “Access”, Ed është ‘bombarduar’ me pyetje rreth faktit nëse ka lidhur kurorë në fshehtësi me të fejuarën e tij dhe këtë herë nuk tha asgjë por i drejtoi publikut unazën e martesës duke pohuar gjithçka.

 

Ed Sheeran nuk zbuloi detaje se kur apo ku ka lidhur kurorë në mënyrë të fshehtë por duke vështruar unazën e tij tha se kjo gjë do të mbetet gjithmonë e fshehtë për publikun.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë