Këngëtari britanik, në majë të klasifikimeve botërore, Ed Sheeran, shpjegon arsyen se përse është kthyer te telefoni i tij i vjetër Nokia. Ai ka marrë vendimin përfundimtar për të hequr dorë nga telefonat e mençur dhe për të përdorur sërish telefonin me të cilin shkëmben vetëm mesazhe klasike dhe telefonata. Në një intervistë të gjatë, mes të tjerash, ka thënë:

 

 

“Kam kuptuar se ndonjëherë është më mirë të mos i dish gjërat! Jam më mirë nëse nuk kam, në çdo moment, diçka përpara syve që më irriton. Kam hequr dorë nga smartphone dhe jam i lumtur. Kam ende një Nokia 3210, nga ata të vjetrit, pa ekran të madh, të cilin e kam rivënë në punë. Askush nuk e di numrin tim, e përdor vetëm në raste emergjente, nëse duhet të telefonoj dikë. Për shembull, nëse kam ngelur keq në trafik apo më ka ndodhur diçka. Vërtet, nuk kam qenë asnjëehrë kaq mirë. Më bënë mirë të qëndroj larg gjithçkaje që shoh në rrjetet sociale!”

Sheeran I ka mbyllur llogaritë e tij në rrjetet sociale ku kishte më shumë se 20 milionë ndjekës.

“Nuk më mungon aspak. Shihje vetëm kritika dhe ankesa. Twiter është një bajgë! Jam ende në Instagram ku ka më pak urrejtje. Nëse poston një foto të gjithë të thonë se je shumë mirë, është më pozitiv”- ka vijuar këngëtari britanik.

Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *