Subscribe

“Gjeniu i Vogël 8” uli mbrëmjen e djeshme siparin e tij në ekranin e Vizion Plus.

 

Pas 16 javësh rrugëtim plot garë e emocion, me 36 konkurrentë njëri më i mirë se tjetri, natë pas nate, më në fund mbërritëm tek fituesi i këtij edicioni dhe ajo ishte Ea Zoga.

 

Vogëlushja shkodrane me një background familjar artistik, spikati që në prezantimin e saj të parë në këtë edicion, për zërin e saj por edhe prezantimin e veçantë skenik.

 

Ajo ia doli që në çdo episod të këtij edicioni të merrte vlerësimet më të mira nga juria por jo vetëm.

 

Me qindra kanë qënë mesazhet e mbështetjes për të edhe në rrjetet sociale, këtë e tregoi edhe fakti ku mbrëmjen e djeshme vërshuan në rrjet komentet dhe vlerësimet edhe nga emra të njohur të muzikës dhe artit shqiptar.

 

Mbrëmja e djeshme u zhvillua në tre raunde, ku 12 finalistët e këtij edicioni u përballën fillimisht në 6 sfida, nga ku fitues dolën, Ea Zoga, Françeska Kasa, Anja Myrtaj, Nikol Çabeli, Rei Bardhollari, Marinela Mançellari.

 

Theksojmë këtu faktin që sfida e fundit e raundit të parë, mes Marinelës dhe Irsa Haxhillarit kaloji në balotazh, dhe të dyja vajzat iu rikthyen një përballjeje të dytë nga ku juria kaloi më tej Marinelën.

 

Në tre sfidat e radhës, pas shortit të hedhur, dolën fitues Ea Zoga, Françeska Kasa dhe Anja Myrtaj.

 

Një treshe e cila do të garonte në raundin e tretë për të nxjerrë më të mirën mes tyre. Dhe me vendimin unanim të jurisë Ea Zoga u shpall fituese.

 

Pavarësisht asaj se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ajo që vlen për tu theksuar, ashtu sikurse u shprehën edhe vetë anëtarët e jurisë, kjo ishte hera e parë në të gjithë historinë e edicioneve të Gjeniut të Vogel, që të kishte kaq shumë prurje talentesh dhe që në finalen e Gjeniut të kishim realisht 12 fitues, pasi diferencat mes tyre ishin thuajse të padallueshme.

 

Por suprizat nuk do të mbyllen këtu, pasi shumë shpejt sezoni i ri do të sjellë një tjetër super talent show në ekranin e Vizion Plus detajet e së cilit do ti zbulojmë në ditët në vazhdim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *