Një shtetase e huaj ka humbur jetën në Brezovicë. Shkak i ngjarjes së rëndë dshohet se ka qenë  rrëshqitja e një orteku të borës.

Për mediet vendave, Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin se një person ka humbur jetën në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë,  në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë. Viktima është femër,shtetase e huaj, e moshës rreth 54 vjeçare”, thekson Veseli./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *