Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço në një intervistë për gazetaren Rajmonda Lajthia në emisonin E-ZONE, deklaroi se tregu vuan nga mungesa e konkurrencës. Pas korrupsionit, mungesa e lirisë në treg ëshë një tjetër cështje që shqetëson klimën e biznesit. I pyetur nëse vendi ofron një treg të lirë apo ka cenim të konkurrencës, Jaço përgjigjet:

“Gjysmë i lirë dhe hidrid do të thosha unë. Ka elemente të tregut të lirë.  Njerëzit, bizneset, takohen, debatojnë për çështjet ekonomike. Por tregu dhe sitemi kanë nevojë për përmirësim.” 

Vitet e fundit ka një rritje të shërbimeve dhe punëve publike që operojnë në kushte monopoli, nëpërmjet koncesioneve afatagjata, kontratat e të cilave miratohen në Kuvend. Dhoma Amerikane pritet të zbatojë një nismë ku në fokus të do të jetë vlerësimi i deputetëve lidhur me qasjen që ata do të kenë ndaj ligjeve ekonomike.

“Ky është një instrument që përdoret në USA për vlerësimin e senatorëve dhe kongresmenëve, në lidhje me agjendën e biznesit. Secili ka një pikë avantazh se sa pozitiv dhe të orientuar janë drejt klimës së biznesit. Është një sistem i cili s’ka të bëjë me vlerësim njerëzor që vendos pikët. Por janë faktet çfarë ligjesh ka votuar një politikan dhe çfarë qëndrimesh të tjera mban në lidhje me agjendën ekonomike. Do jetë një vlerë e shtuar për sistemin”, përfundon Jaço.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *