E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Më tha do të shkatërroj”, lojtari i Arsenalit tregon detaje nga përplasja me Granit Xhakën

Mbrojtësi i Aston Villës, Ezri Konsa, ka rrëfyer një moment tensioni me Granit Xhakën gjatë sfidës mes Sunderlandit dhe Arsenalit, e vlefshme për Premier Ligën angleze, takim që “Topçinjtë” e fituan me rezultatin 0-2.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Konsa pretendoi se Xhaka e kishte provokuar gjatë një momenti të tensionuar në fushë.

Reklamë

“Bashkëlojtari im ishte në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë. Në vend që të tregonte sportivitet, Xhaka e kapi për ta ngritur. Shkova dhe e shtyva, sepse nuk do të qëndroja aty dhe ta shikoja. Ai u ngrit menjëherë dhe më tha: ‘Të shkatërroj’”, deklaroi Konsa.

Përplasja mes dy lojtarëve shtoi tensionin në një ndeshje ku Arsenali arriti të largohej me tri pikë nga transferta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.