E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

E-ZONE/ Mbyllja e kufijve nxit kalimin ilegal, “fluturojnë” çmimet për udhëtimin tokësor

Mbyllja e kufijve, në kuadër të masave anti-COVID,  i ka dhënë “hov” kalimit ilegal të kufirit.

 

Reklamë

Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërkombëtar, Kujtim Hashorva deklaroi në “E-ZONE” se nga 2.5 milionë pasagjerë, gjysma e tyre janë ilegalë.

 

Përballë gazetares Rajmonda Lajthia, ai denoncoi edhe çmimet “stratosferike” për këtë kalim, duke kaluar edhe çmimet e biletave ajrore.

 

“Nëse ju thoni shifra që 40% kalojnë, nga ata gjysma e tyre janë të paligjshme. Ikin me mjetet e veta, me leje. Zëvendësojnë linjat e rregullta edhe sepse linjat e rregullta nuk mund të shkojnë deri në destinacion. Është gjetuyr një zgjidhje e mesme që linjave të autobusëve u është mundësuar që t’i çojnë deri në kufi të palës greke. Më pas kalohet në këmbë kufiri dhe më pas i pret partneri në palën greke. Ka një shkallë të lartë informaliteti dhe kontrolli është shumë i dobët, ose lejohet në mënyrë të qëllimshme, për përfitime sepse çmimi kur je me makinë të vogël është disa herë më i lartë. Arrin edhe shifrat sikur udhëton me avion. Mjetet që janë të licencuara mund të jetë dyfishuar çmimi sepse numri i pasagjerëve është shumë i vogël dhe ka një rritje, por jo shumë të ndjeshme. Kurse për mjetet private, varet ku shkon. Nëse shkon deri në destinacion, kuptohet që çmimi është i barasvlefshëm me atë të biletave të avionit.”

 

Kalimit të kufirit në mënyrë ilegale ka ekzistuar edhe më përpara, por pandemia e ka nxitur edhe më shumë këtë fenomen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë