Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Vushtri të Kosovës, ku pronari i furrës së bukës vrau punonjësen e më pas veten.
Sipas të afërmve të punonjëses e cila ishte rreth 40-vjeç, shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë xhelozia, pasi kjo e fundit kishte vendosur të punonte diku tjetër.
“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Para një kohe kanë qenë punëtore e këtyre me gjithë bashkëshortin por rrethanat se si kanë ardhë deri te vrasja nuk i dijmë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin e juaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, probleme nuk ka pasë…Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate xhelozia se përse ke shku te një tjetër vend me punue dhe jo te unë”, ka thënë Rrahim Ajeti, familjar i viktimës.
Kujtojmë se një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar.





