Ndërkohë që policia ka zbardhur rolin e secilit famijar të Pëllumb Metës për vrasjen dhe varrosjen e tij, është vëllai ai që do të presë ngushëllimet sot. Mësohet se ai ka hapur dyert e mortit dhe pret të afërmit me rastin e largimit nga jeta në mënyrë tragjike të Pëllumbit.

Dy vëllezërit kanë banesat afër në Shënvlash. Tre fëmijët e viktimës, dy djemtë dhe vajza ndodhen në burg, ndërsa gruaja e viktimës në hetim në gjendje të lirë sepse ka pasur dijeni për planin e fëmijëve.

Lexo edhe :

Related Posts

Për vrasjen akuzohet djali i madh Hysen Meta, vëllai i vogël Amarildo dhe motra Hygerta akuzohen për bashkëpunëtorë. Ashtu si 19-vjeçarja, edhe vëllezërit kanë dëshmuar se shkak kanë qenë konfliktet e vazhdueshme në shtëpi që arritën kulmin me fejesën pa dëshirë të të resë.

Kjo ka qenë edhe pika e kthesës në hetime pasi policia e ka të konfirmuar tashmë se ka qenë një plan i mirëmenduar vrasja e Pëllumb Metës dhe jo për shkak të një konflikti të çastit.

Telefoni

Pas shpalljes si të humbur nga familjarët më 13 shkurt, policia ka nisur hetimet dhe ka zbuluar përmes antenave të shërbimit celular si telefoni i tij ndodhej në shtëpi. Autorët e vrasjes pasi e ekzekutuan dhe varrosën Pëllumbin, I ndërruan veshjet, por harruan telefonin e tij në tesha.

Nisur nga ky detaj, kanë nisur kërkimet në banesë nga ku rezultoi se Pëllumb Meta ishte groposur në kasollen pranë shtëpisë.

Makina e tij ishte dërguar nga fëmijët në Sektorin Rinia me qëllim që të dukej si mbytje në det, nga ku policia ka kërkuar për disa ditë, por pa sukses. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *