E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Lifestyle

E vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit/ Dervishi: Shenjti fluturoi nga Qerbelaja

Mali i Tomorrit vizitohet çdo vit prej datave 20-25 gusht nga mijëra pelegrinë që besojnë në fuqinë, misterin dhe mrekullitë e këtij vendi të shenjtë.

Mali i Tomorrit i njohur dikur në antikitet edhe si “Mali i Zeusit” apo edhe si Dodona, është  vendi ku shenjti i bektashinjëve, Abaz Aliu, zgjodhi të prehej, jo fizikisht, por shpirtërisht rreth 1400 vite më parë.

Reklamë

Dervish Hasan Caraknji, ka zbuluar disa të fshehta mbi këtë mal mistik, por dhe arsyen e varrit të Abaz Aliut në majë të malit të Tomorrit, edhe pse trupi i tij është varrosur diku tjetër, në Iran.

Në një rrëfim për moderatoren dhe autoren e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Pranvera Borakaj, Dervishi ka rrëfyer se mali i Tomorrit është vendi i cili Abaz Aliu zgjodhi të prehej shpirtërisht, dhe aty atij iu ndërtua një Mekam.

Reklamë

Ai tha se brenda varrit gjendet një grusht dhe, i marrë nga varri i tij i vërtetë në Iran, atje ku ai prehet pasi u vra në luftën e Qerbelasë, ku sëbashku me 72 persona të tjerë ra dëshmorë në mbrojtje të rrugës së Profetit.

Pjesë nga biseda:

Dervish Hasan Carkanji: Kjo luftë është bërë në 680-ën. Lufta në Qerbela, në Irakun sot u bë lufta kundër jezitit të asaj kohe. Ata e vranë Abaz Alinë bashkë me Imam Hysenin dhe 72 vetë dhe familijen e tij. Kjo është historia pak a shumë, që atëherë ku ka rënë Abaz Aliu besohet se ai ka ardhur shpirtërisht në malin e Tomorrit.

Borakaj: A ka ardhur ndonjëherë fizikisht?

Dervish Hasan Carkanji: Jo asnjëherë nuk ka ardhur fizikisht, ai ka ardhur vetëm shpirtërisht. Fluturim hyjnor.

Borakaj: Këtu është një varr?

Dervish Hasan Carkanji: Është një varr, ose në gjuhën sufiste ose fizike i themi Mekan. Mekam është pozita shpirtërore e tij. Shenjtorët e zgjedhin vendin ku do jenë. I pari që e ka vërtetuar këtë Mekam është Baba Haxhi Qesaraka. Kur ka vajtur në Iran i është shfaqur si shenjë që Abaz Aliu është këtu, dhe ka marrë një dorë dhe nga varri i tij i vërtetë i tij. Në vitet 1600 ka ardhur këtu, dhe që atëherë ky Mekam respektohet në nder të Abaz Aliut, sepse siç dihet Mali i Tomorrit është mitik.

Më shumë video

Reklamë