Pas nisjes se hetimeve disiplinore ndaj prokuroreve dhe transferimit te tre prej tyre nga kryeprokurorja Arta Marku për shkak të refuzimit për të punuar me dosjen “Shullazi”,  ata janë perplasur fizikisht me eproren e tyre Donika Prela.

Pak orë pasi janë njohur me hetimin disiplinor të nisur kundrejt tyre, 10 prokuroret kanë shkuar të enjten pasdite rreth orës 18:00 dhe janë futur me force në zyrën e drejtueses së prokurorisë së Tiranës Donika Prela për të kërkuar shpjegime se përse janë penalizuar dhe transferuar në detyre.

Prela nuk i ka pritur koleget e saj dhe i ka kërkuar që të dalin jashtë, madje ajo ka kërkuar edhe ndihmen e forcave te rendit. Burime bëjnë të ditur se ka pasur tone të larta, fyerje mes prokuroreve deri tek degjenerimi i situatës në përdorimin e grushtave dhe shpullave mes drejtues se prokurorisë së Tiranës Donika Prela dhe një prokuroreje emri të cilës nuk është bërë i ditur. Fillimisht për të qetësuar gjakrat mberriti në vendngjarje policia e shtetit dhe me pas drejtuesi i saj Ardi Veliu.

 

Krimet e Renda reaguan zyrtarisht mbi këtë çështje duke pergenjeshtruar lajmin se ka pasur tensione apo hyrje ne zyre te drejtueses Prela.

One thought on “E turpshme! Grushta dhe shpulla mes prokurorëve për dosjen “Shullazi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *