E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

E trishtë, ndërron jetë kandidati për deputet në Kosovë (EMRI)

Two big burning candles. Bright light on dark background. RIP darkness template. Birthday party. Romantic evening on Valentine.

Bastri Dubova, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës ka humbur jetën. Ai ishte pjesë e listës zgjedhore të Partisë Liberale Egjiptiane.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Veton Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, i cili ka vlerësuar figurën dhe rolin e Bastri Dubovas.

Postimi i plotë:

Telegram Ngushëllimi!

Reklamë

Në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z.Bastri Dubova , aktivist kombëtarë, anëtar i Lëvizjes Egjiptiane, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit!

Bastri Dubova është shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune z.Xhafer Gashi, falë punës dhe angazhimit të tij rreth në të mirë të qytetarëve të Obiliqit!

Mikun tonë do ta kujtojmë përgjithmonë si një aktivist i palodhur, burrë fisnik e bujar!

Humbja e tij është e madhe për familjen, miqtë dhe për gjithë komunitetin tonë Egjiptian.

Kontributi dhe angazhimi i tij do të mbetën gjithmonë të çmuara dhe të paharruara.

Njoftojmë se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më datë 16.12.2025 në fshatin Medvec Komuna e Lipjanit duke filluar nga ora 12:00h!

Partia Liberale Egjiptiane, sot do i ANULOJ të gjitha aktivitetet zgjedhore në kujtim të punës dhe veprës së të ndjerit z. Dubova!

P.S. Fotografia më poshtë është fotografia e fundit e z.Dubova, e cila është realizuar më 14.12.2025, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

U prehtë në paqe!

Me pikëllim të thellë

Partia Liberale Egjiptiane- PLE

Vazhdo të lexosh

Reklamë