E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

E thotë studimi: Femrat janë drejtuese më të mira se meshkujt

Një studim i ri ka arritur në përfundimin se femrat janë lidere më të mira sesa meshkujt. Studimi ka vlerësuar personalitetin dhe karakteristikat e përafërsisht 3,000 menaxherëve.

 

Në pothuajse të gjitha fushat dhe aspektet, ata kanë konkluduar se femrat janë lidere shumë më të mira sesa meshkujt.

 

Reklamë

Femrat janë treguar më të mira sesa meshkujt në katër nga pesë kategoritë të cilat hulumtuesit i kanë studiuar: komunikimin e qartë dhe iniciator; në hapuri dhe aftësisë për të shpikur gjëra të reja; në përkrahje dhe shoqëri; dhe në menaxhment metodik.

 

Sidoqoftë, hulumtuesit gjithashtu kanë deklaruar se meshkujt janë më të mirë sesa femrat në ballafaqimin me stresin dhe kanë treguar nivele më të larta të stabilitetit emocional, raporton Telegraf.

 

Shpresojmë se rezultatet e këtyre studimeve do t’i ndryshojnë normat e vendeve të punës dhe kompanive të ndryshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë