Një javë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Matin, ku disa persona morën peng 23-vjeçarin Renis Dobra, dhe pasi e torturuan e mbytën me litar dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, policia ka arritur të zbardhë totalisht ngjarjen dhe të vërë në pranga dy nga autorët e dyshuar.
Sipas policisë, autorët janë Petrit Çakrri dhe tre vëllezërit Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj.
Lexo edhe :
Related Posts
Në pranga është vënë Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, ndërsa dy vëllezërit e këtij të fundit, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj janë shpallur në kërkim.


Gjithçka dyshohet se ka nisur në Gjermani ku 23-vjeçari Dobra ka jetuar për disa kohë.
Dyshohet se ai është përfshirë në shtetin gjerman në punë të paligjshme. Sipas dosjes hetimore, babai i 23-vjeçarit, Rufat Dobra, ka deklaruar se djali i kishte shprehur shqetësimin se e kishin kërcënuar pasi gjatë kohës që punonte atje si shpërndarës i kishte humbur një sasi droge.

Pikërisht kjo dyshohet se është zanafilla e ngjarjes pasi Petrit Çakrri dhe tre vëllezërit Bushgjokaj dyshonin se i riu nga fshati Zenisht i Matit ju kishte bërë “gol”.
Mbrëmjen e 9 Korrikut katër personat i zunë pritë 23 vjeçarit Renis Dobra rreth orës 21 e 30 minuta në afërsi të banesës së tij. Ata e rrëmbyen bashkë me automjetin e babait dhe përdorën rrugën e vjetër Burrel-Skuraj.
Dyshohet se gjatë rrugës ata e kanë dhunuar rëndë dhe në tentativë për ta bërë të flasë e kanë mbytur me litar. Më pas ata e hodhën bashkë me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit por gjatë rrokullisjes së mjetit tip “Benz” trupi i 23-vjeçarit mbeti pak metra pa rënë në ujë./vizionplus.tv






